Fitore plot emocion ishte ajo që u arrit në fund të takimit ku Vllaznia mposhti 3-2 Flamurtarin. Goli i tretë i Denis Pjeshkës u komentua në rjetet sociale si gol alla Ramos. Kjo për shkak se mbrojtësi madrilen Sergio Ramos, kohët e fundit i ka dhuruar pikë skuadrës pikërisht nga të tillë gola.
Por, Vllaznia i ka dhënë një tjetër leksion Vlorës përsa i përket sportit. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkujt, ka arritur fitoren sot me rezultatin e thellë 123-47.