Skënderbeu arriti të rikuperonte dy titullarë për betejën me Luftëtarin nesër në shtëpi me Luftëtarin në orën 16:30. Kapiteni Marko Radas dhe sulmuesi Dejvi Bregu do të jenë gati për teknikun Shehi për të mbyllur një sezon kaotik me fitore dhe me shpresën e pjesëmarrjes në Europë.
Ndërkohë, klubi korccar raporton se për sfidën e nesërme ka ende mungesa: Gjergj Muzaka, Otto John, Blerim Krasniqi, Shqiprim Taipi dhe Zani Kurti nuk ia kanë dalë të ngrihen në këmbë për sfidën e fundit të këtij sezoni, pasi ndeshjen me Kamzën e kanë të fituar në tavolinë 3-0.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.