Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thirrur një Manifestim Mbarëkombëtar nesër pasdite. Kësaj thirrjeje i janë bashkuar shumë sportistë dhe figura të njohura në botën e sportit. Sabah Bizi, legjenda e Vllaznisë dhe Kombëtares kuqezi bën thirrje për mbështetje.Edhe pse prej disa kohësh ka humbur shikimin, Bizi shprehet: Edhe pse i verbër zemra më rreh për Shqipërinë, ndaj i bëj thirrje gjithë shkodranëve të mbështesin presidentin e vendit.
Pas disa figurave të njohura, sot thirrjes së presidentit Meta i është bashkuar edhe Sabah Bizi që vlerësohet nga kreu i shtetit. “Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!
Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! 2 mars!”, shkruan Meta.