Ish-basketbollisti Muhamet Përmeti feston sot 84-vjetorin e lindjes. Legjenda e Basketbollit të Partizanit në vitet 55-65 ka mundur të fitojë shumë tituj dhe medalje me ekipin e kuq, por edhe Kombëtaren. I quajtur ndryshe “Pata” është nëj vlerë e padisuktueshme e basketbollit. Gazetari sportiv i “RTSH”, Defrim Methasani i ka kushtuar një dokumentar yllit të koshit e cila do të transmetohet ditën e sotme. Është vetë gazetari Methasani që e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes faqes së tij në Facebook.
Postimi i Defrim Methasani:
“Legjenda Pata mbushi sot 84-vjeç. Ish basketbollisti vyrtuoz, fitues i shumë titujve dhe medaljeve me Partizanin dhe ekipin përfaqësues, gëzon shëndetin e mirë dhe respektin e komunitetit sportiv dhe jo vetëm. Vlerat e padisukutueshme të yllit të koshit në vitet 55-65, kanë mbetur në kujtesën e sportdashësve, që edhe pse quhet Muhamet Përmeti e thirrën gjithnjë “Legjenda Pata”. Dokumentari i jetës së tij, transmetohet sot në orën 15 e 50 në RTSH2″.