Ernest Muçi është një nga lojtarët më të mirë shqiptar. Ish sulmuesi i Tiranës aktivizohet me Legian e Warsaw në Poloni, teksa në sezonin e parë nuk ka patur shumë hapësira. Për lojtarin e talentuar ka folur presidenti i ekipit polak, Dariusz Mioduski. Mioduski e di mirë vlerën që ka Muçi, teksa tha se në merkato, plani ishte të afroheshin talente që mund të bëjnë ndryshimin në të ardhmen.
“Filozofia jonë në merkaton e dimrit ishte për të sjellë lojtarë të së ardhmes, jo për të fituar titullin. Për disa elementë e dinim shumë mirë se do të kërkohej koha. Ernest Muci është një talent i madh. Është vetëm 19-vjeç dhe ka kontratë afatgjatë me ne. Duhet të ambientohet dhe të mësohet me realitetin e ri. Erdhi nga Shqipëria ku loja është më shumë teknike dhe më pak fizike sesa te ne. I vetmi dështim plani me merkaton dimërore ishte rasti i Rusyn” – tha ai.