Kategoria Superiore rezervon një sfidë interesante për javën e 6-të.Kukësi mat forcat me Vllazninë të dielën në orën 13.45, në Egnatia Arena. Trajneri i verilindorëve, Diego Longo e di mirë se ka përpara një 90 minutësh të vështirë. Gjithsesi, kreu i pankinës kërkon që ekipi të japë maksimumin, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë.
“E dimë që do të jetë e vështirë ndaj Vllaznisë, por duhet të japim 100% nga vetja dhe t’i bëjmë një dhuratë tifozëve tonë” – Tha Longo.Kuksianët janë në vendin e katërt me 8 pikë të grumbulluara deri tani. Shkodranët janë në vendin e 3-të me 9 pikë.