Lazio sapo ka fituar një transfertë shumë të vështirë ndaj Udineses në transfertë 1-2. Acerbi dhe Correa kanë shënuar për të kaltërit, ndërsa për vendasit e hapi ndeshjen Nuytinck, por duhej një super Strakosha që të mbronte këtë 3 pikësh, pasi bardhezinjtë rresikuan shumë në fund për të barazuar shifrat.
Kujtojmë që të besuarit e Inzaghit nuk e nisën aspak mirë kampionatin, ku në fillim u mundën nga Napoli dhe Juventusi, por tashmë kanë 4 fitore radhazi.