Lazio nuk ka ndërmend të heq dorë nga shqiptarët. Drejtori sportiv Igli Tare pasi arriti të siguronte shërbimet e portierit Strakosha dhe që tashmë është bërë një titullar i padiskutueshëm, kërkon të gjejë një tjetër talent.
Siç raportojnë mediat italiane, Lazio ka siguruar shërbimet e Astrit Ramës, talenti 19 vjeçar me origjinë shqiptare. Rama luan si mesfushorë dhe është rritur në akademinë Olimpiakosit dhe AEK Athinë. 19-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë do të provohet të Lazio Primavera, ekipi i të rinjëvë, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga PAS Preveza, një ekip që militon në ligat e ulëta greke.