Lazio nuk ka hequr dorë nga Oliver Giroud. Skuadra italiane e drejtuar nga Inzahgi kërkon të ketë në skuadër sulmuesin francez. Pas tentativës në merkaton e janarit, Lazio do të provojë sërish në verë për të bindur Giroud të transferohet në Itali.
Drejtori sportive Igli Tare vijon kontaktet me agjentin e lojtarit që në fund të sezonit do të një futbollist I lirë e ka gati kontratën që ta bind të firmos me Lazion. Do të jetë vetë francezi që do të vendos të ardhmen e tij duke parë që do të jetë I lirë për të firmosur me çdo ekip, por Lazio vazhdon të shfaq interesim serioz për të.