Mbrëmjen e nesërme, në orën 18:55 do të luhet një ndeshje shumë interesante në Europa League. Lazio i Thomas Strakoshës do të presë në stadiumin “Olimpico” skuadrën e Sevillas.
Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i italianëve, Simone Inzaghi është shprehur për mediat se do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por në të njëjtën kohë.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por edhe për Sevillën. Me ndeshjet që luhen në shtëpi është shumë e rëndësishme të mos pësohet gol. Kemi patur një javë kohë për t’u përgatitur dhe kemi besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë ndër të tjera trajneri Inzaghi.