Lautaro Martinez do të vijojë të jetë pjesë e Interit. Sulmuesi argjentinas në një intervistë të dhënë për mediet, ka thënë se rinovimi do vijë shumë shpejtë. Bomberi është i kënaqur te ekipi nga Milano, teksa këtë sezon, skuadra e Contes ia doli të rrembejë titullin kampion në Itali.
“Menaxheri im i ri po negocion me drejtuesit për rinovimin dhe jam i bindur që do të gjejmë gjuhën e përbashkët shumë shpejt.Me Conten ndihem shumë mirë dhe shpresoj që të punojmë bashkë edhe sezonin e ardhshëm, gjithsesi është e sigurt që unë do të mbetem te Interi” – tha ai.