Liridon Latifi pas fitores së Skënderbeut 4-3 ndaj Vllaznisë është shpallur nga Supersport si futbollisti më i mirë i ndeshjes.
“Penalltinë e fundit nga ku erdhi dhe goli i katërt dhe i fitores ndaj Vllaznisë, Salihi më tha: nëse do ta gjuash, merre ti topin. Salihi shënoi golin e parë me penallti, sepse 11-metërshat ai i gjuan, por më pas ma besoi mua penalltinë e dytë që fituam.
Po bëjmë një punë të mirë dhe shpresoj të ecim në rrugën e fitoreve. Duhet të përmirësohemi në anën defensive.
Mendova se e humbëm këtë ndeshje dhe se na iku kampionati nga duart, por më pas kur shënuam golin e tretë, pra të barazimit, i dhamë kurajë vetes për të shënuar edhe golin e katërt.
Oferta e Gentit në Belgjikë? Nuk di çfarë ndodh, sepse ia kam lënë babait tim dhe menaxherit të merren me atë punë.
Titulli? Do fitojmë në Kukës dhe do marrim kampionatin sërish edhe këtë vit”, u shpreh Liridon Latifi për Supersport.