Babai i Thomas Strakosha, Foto Strakosha ka folur për Supersport. Tashethemet e fundit rreth një largimi të mundshëm të “gardianit” nga Lazio kanë shqetësuar jo pak ambientin e lacialëve, por edhe atë familjar. Ai thekson se janë thjeshtë thashetheme, me portierin që do vijojë të jetë në portën e kryeqytetasve.
“Shumë fjalë po fliten në portale. Për asnjë moment Thomas nuk ka patur konflikt me stafin apo lojtarët. Respekti ka qënë reciprok mes të dyja palëve. Nuk ka shanse të largohet. Nuk do i hyj faktit se kujt i intereson hedhja e baltës. Jam i qetë për mënyrën sesi sillet. Lajmet janë marrë nga disa portale italiane. Çdo kush ka të drejtë të thojë çfarë të dojë.
Shorti i Botërorit? Kishim pretendimet dhe ëndrrën se pas atij 5 vjeçari do vinte një brez më i mirë. Jam i kënaqur jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe kampionatin në Shqipëri. Djem të rinj janë bërë më profesionistë se çfarë kanë qënë më para” – tha ai.