Largimi i Sherif Kallakut nga Teuta ka krijuar boshllëqe në repartin e mesfushës. Fantazisti i kombëtares shqiptare la durrsakët për t’u transferuar në Kroaci. Cilësitë e tij ishin të jashtëzakonshme dhe në çdo ndeshje të “Djemve të Detit” ishte titullar.
Mirëpo largimi i tij nga Teuta tashmë ka vënë në lëvizje drejtuesit durrsakë. Edhe pse në skuadër u afrua një futbollist me eksperiencë si Erando Karabeci, ish-kapiteni bardheblu nuk mund të zëvendësojë si duhet 22-vjeçar. Trajneri Edi Martini u ka vënë kusht drejtuesve: Gjetjen e një fantazisti tipik për ekipin.
Pritet të shihet se kush do të jetë futbollisti që do të marrë rolin e Kallakut, ndërsa duhet evidentuar se tregu shqiptar nuk ofron shumë mundësi. Nuk përjashtohet mundësia e afrimit të ndonjë elementi cilësor nga ai huaj.