Realdo Fili zgjat kontratën me Partizanin. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë ka firmosur rinovimin edhe për një vit me të kuqtë.
Largimet e mundshme të Torasës dhe Ekuban ka bërë që drejtuesit e klubit të kuq të ‘blindojnë’ talentin fierak.
Fili nuk ka pasur shumë hapësira gjatë këtij sezoni, por mosha e re dhe aftësitë e tij janë elementë që Partizanit do t’i nevojiten për sezonin e ardhshëm e pse jo edhe për vitet pasardhëse.