Angel Di Maria duket të jetë afër afrimit me Juventus, pasi Barcelona është tëhequr së fundmi. Gazetari Gerard Romero, tregon se Barcelona nuk do e ndjekë më Di Marian si objektiv dhe kjo është zgjedhje e vetë presidentit Joan Laporta
Trajneri i Barçës Xavi Hernandez kishte shprehur dëshirën brenda klubit për ta nënshkrur me parametra zero argjentinasin. Gjithsesi, Laporta u tërhoq nga dëshira e teknikut blaugranas, duke i lënë rrugën e hapur Juventus për transferimin e ish- lojtarit të PSG-së dhe Real Madrid.