Partizani siguroi një barazim prestigji në derbin me Tiranën, me “Demat” që treguan se renditja dhe forma nuk kanë të bëjnë në ndeshjen simbol të kampionatit tonë. Të kuqtë vinin nga një atmosferë aspak pozitive, pasi vetëm pak orë përpara ndeshjes u raportua një sherr mes Çinarit dhe Boldor. Rezultatet e testeve për Covid-19 dhe infektimi I pesë lojtarëve kanë bërë që shkodrani të hakërrehet ndaj rumunit, duke e akuzuar si shkaktar të mundshëm të përhapjes së infeksionit.
Në medie të ndryshme është raportuar se edhe Esin Hakaj ka qenë një nga protagonistët e sherrit, duke mos u grumbulluar në derbi. Për këto ka reagur edhe mëngjarashi, duke e tepëruar me fjalorin. Një “lajthitje” e momentit kjo për shkodranin tjetër të Partizanit. “Mos ma merrni në gojë… kur personi vetë në fjalë e ka pranuar se s’ka ndodhur asgjë”, shkruan Hkaj në profilin e tij.