Pas shumë negociatash të vështira, Armando Sadiku është zyrtarisht lojtari i Luganos duke u larguar nga Zyrihy në formë huazimi. Sigurisht vendimtar në negociata ka qenë trajneri i ri i Luganos, ish asistenti i De Biasit, Tramezzanni i cili bindi lojtarin shqiptar të transferohej në Superligën zvicerane duke qenë se Zyrihu këtë sezon luan një kategori më poshtë.
Edhe pse ofertat ishin të shumta për bomberin shqiptar, ai ka vendosur t’i bashkohet Palolo Tramezzanit në ekip, duke vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.