Vllaznia ka barazuar në miqësoren e sotme që ka luajtur kundër Deçiç. Takimi ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.
Të besuarit e Armando Cungut arritën të bëjnë një paraqitje relativisht të mirë.
Formacion titullar i skuadrës shkodran ishte: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Vrapi, Manuka, Krymi, Bardulla, Kruja, Belmani, Rekisha dhe Dibra, të cilët luajtën përgjatë gjithë pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me zëvendësime. Tekniku Cungu provoi pothuajse të gjithë lojtarët e tij teksa futi në lojë Pjeshkë, Tafilin, Hebajn, Vecajn, Demën, Dycajn, Selimajn dhe Gurishtën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.