Janë mbyllur 60 minuta në të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë që luhen ditën e sotme. Tirana po kryeson bindshëm në Fushë Krujë me rezultatin 0-3 kundër Ilirisë. Po ashtu me të njëjtat shifra po mund Pogradeci ekipin e Tomorit.
Apolonia dhe Kastiroti kryesojnë kundër Shënkollit dhe Burrelit. Ndërsa edhe Bylis dhe Turbina po fitojnë në takimet e tyre. Po ashtu në avantazh ka kaluar edhe Korabi kundër Erzenit falë një goli të Hysenit.
Bylis-Shkumbini 1-0
Naftëtari-Turbina 0-1
Pogradeci-Tomori 3-0
Iliria-Tirana 0-3
Shënkolli-Apolonia 0-2
Tërbuni-Besëlidhja 0-0
Korabi-Erzeni 1-0
Kastrioti-Burreli 1-0