Klubi i Korabit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp në faqen zyrtare në Facebook, në lidhje me zërat e disa largimeve që po përfliten se do të ndodhin në merkaton e janarit.
Në njoftimin e klubit dibran bëhet me dije se i vetmi i larguar për momentin është Vangjel Zguro, ndërsa bëhet me dije se në ditët e para të janarit, stafi drejtues me atë teknik do të mblidhen për të vendosur mbi afrimet e mundshme.