Skënderbeu do të luajë në orën 18:00 kundër Mlada Boleslav në Çeki, ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Europa League.
Në faqen zyrtare të klubit të Skënderbeut në Facebook është bërë publik edhe formacioni me të cilin trajneri Ilir Daja do të luajë këtë përballje të rëndësishme.
Ajo që bie në sy është fakti se Sebino Plakut i është besuar një vend në formacionin titullar, pas paraqitjes shumë pozitive që bëri kundër Kairat Almaty, teksa shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Skënderbeut.