Kategoria e Parë vjen sot me dy takime tepër interesante. Në Grupin B luhen dy takimet e javës së 6-të.
Bylis do të presë në shtëpi Pogradecin në takimin që luhet në orën 14:00, ndërsa në orën 14:30 Naftëtari do të presë Ilirinë.
Burime për Newsport.al na njohin me emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në takimet e sotme.
Kështu në takimin Bylisi-Pogradeci, do të gjykojë një treshe nga Durrësi me suportin e arbitrit të katërt i cili është nga Memaliaj.
Ndërsa te Naftëtari-Iliria do të gjykojë një treshe nga Tirana dhe gjyqtar i katërt do të jetë nga Vlora.
Bylis-Pogradeci
Xhulio Mema Durrës
Mateo Sadikaj Durrës
Erion Velo Durrës
Elidon Halo Memaliaj
Naftëtari-Iliria
Kreshnik Bajramaj Tiranë
Nertil Bregasi Tiranë
Xhulio Mani Tiranë
Hermal Llapra Vlorë