Ditën e djeshme, Sulejman Starova është shkarkuar nga skuadra e Feronikelit në Kosovë. Ish-trajneri i Partizanit nuk ka bindur me rezultatet e arritura në javët e para të kampionatit dhe në këtë mënyrë është marrë vendimi që ky i fundit të largohet.
Së fundmi, në një prononcim të dhënë për “Insporti.com”, ai ka thënë se ndihet i tradhëtuar dhe se mendon se ka arritur objektivat.
“Moralisht ndihem i tradhtuar. Isha brenda objektivave. Aventurën teknike në skuadër e konsideroj pozitive”, kanë qenë fjalë e para të Starovës pas shkarkimit nga skuadra e Feronikelit.