Etrit Berisha dhe Lacio duket se e kanë mbyllur “dashurinë” mes tyre. Portieri kuqezi kishte deklaruar më parë se nëse nuk do të jetë titullar këtë sezon, atëherë do të largohet. Për t’ia bërë më të thjeshtë vendimin “gardianit” kuqezi, tashmë mendon trajneri i Lacios, Simone Inzagi.
Në konferencën për shtyp para takimit kundër Atalantës, ai është shprehur: “Marketi ka qenë gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe kështu do të jetë edhe në vazhdim. Mes tij dhe Berishës zgjedh portierin italian”. Fjalë të cilat e largojnë tashmë Berishën nga Lacio, pasi “gardiani” kuqezi kërkon minuta në dispozicion dhe te klubi roman nuk do t’i ketë.