Pas humbjes 1-0 nga Flamurtari, ka folur për mediat dhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Trajneri tha për “Supersport” se ekipi nuk e ka marrë ende veten nga vendimi i UEFA-s.
“Është i vetmi element që ne nuk përcaktojmë. Ne nuk e mendojmë ndonjëherë që do marrim penallti. Kur ka 8 veta që shkojnë në goditjen standarte dhe të gjithë shkojnë në vendet e tyre, do të thotë që i kanë të përcaktuara pozicionet.
Për penalltitë nuk kishim menduar.
Ekipi nuk është ulur me këmbë në tokë, të përshtatet me vendimin që është marrë tashmë, që të vijojë në këtë pjesë të finishit të sezonit.
Unë jam trajner i Skënderbeut dhe jam i respektuar për këtë rol. Është hera e parë që Shqipëria kalon 4 ture dhe shkon në Europë.
Nuk ka asgjë të vërtetuar në deri në këtë moment. Skënderbeu ka qenë një ndër ekipet më të mira shqiptare në të gjitha drejtimet.
Unë do vijoj të jem trajner i Skënderbeut, pasi jam shumë i lumtur këtu. Më dalin dhe më teprojnë lojtarët e mi. Të gjithë bashkë duhet që të përshtatemi me këtë lloj vendimi që është marrë.
Jashanicën ta lëmë të qetë në gabimin që bëmë të gjithë bashkë. Është boshti i ekipit që na mungon, nga Shehi, Radasi, Osmani, Lilaj, këta janë boshti jonë që na mungojnë, me rikthimin e tyre, do kemi më shumë mundësi dhe do rikthehemi.”