Lajmet e fundit raportojnë se numri i viktimave nga shpërthimi i mbrëmshëm në Stamboll ka shkuar në 38- të, ndërkohë që raportohet një numër i lartë i të plagosurve që po marrin ndihmën mjekësore. Shpërthimi i mbrëmshëm në afërsi të stadiumit ”Vodafone Arena” në, ka krijuar tmerr në rrugët e Stambollit.
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTUK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, kjo për të mos përhapur panik tek qytetarët.