Në stadiumin “Elbasan Arena” po luhet takimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit për moshat U-19. Fituesit e këtij takimi shpallen automatikisht kampionë të Superiligës për këtë moshë.
Goli i parë i avantazhit i shënuar nga shkodranët në minutën e 25-të nga Repaj duket se ka rikthyer qetësinë te shkodranët të cilët kanë tentuar sërish portën e kundërshtarit pa mundur ende të thellojnë rezultatin. Në minutën e 67-të të takimit ka ardhur dhe goli i dytë nga Shkodanët, i cili është shënuar nga Gruda.
Shkodranët janë vetëm një hap largë titullit kampionë të Superligës për moshat moshën U-19.