Tirana do të luajë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ky takim do të startojë në orën 17:00, ndërsa tashmë newsport.al se Edon Hasani nuk është përfshirë në 11-shen titullare. Mesfushori shkodran vuan nga një dëmtim dhe do ta nisë këtë takim nga stoli.
Kësisoj, lojtari që i dha një fitore të rëndësishme Tiranë në ndeshjen kundër Skënderbeut, sot është i detyruar të shohë skuadrën e tij nga stoli. Të njëjtat burime bëjnë me dije që ai do të jetë në dispozicion të Memës dhe mund të luajë disa minuta në fundin e ndeshjes nëse do të jetë e nevojshme.