Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar biletat që do shiten për ndeshjen me Apoloninë. Bileta do shiten nesër para fillimit të takimit të Kategorisë së Parë që do luhet në “Selman Stërmasi”. Kështu falas do jetë ndeshja për femrat, pensionistët dhe fëmijët nën 14 vjeç.
Çmimi në tribunat A dhe B do jetë 600 lekë, në tribunat C, D , E , F, G, bileta për të ndjekur takimin do kushtojë 300 lekë. Sektori për miqtë do jetë tribuna H ku bileta do kushtojë 300 lekë. Ndeshja zhvillohet nesër në orën 14:00.