Klubi i Tiranës ka denoncuar gjykimin e derbit të sotëm kundër Partizanit, sfidë ku bardheblutë humbën 2-1.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas në Facebook, KF Tirana denoncon përmes foto-fakteve gabimet e gjyqtarit kryesor të derbit të sotëm, Kridens Metës dhe asistentëve të tij, të cilët lejuan golin e parregullt të Renato Malotës dhe nuk akorduan një 11-metërsh për Tiranën.
“KF Tirana denon ne menyre te perseritur gjykimin. Sot Kridens Meta vendosi se bashku me ndihmesit e tij rezultatin e ndeshjes duke lejuar nje gol te parregullt, mohuar nje 11-metersh dhe ndikuar ne menyre konstante kunder Tiranes. Nuk eshte rastesi qe ne dy vitet e fundit eshte akorduar vetem nje 11-metersh ne 58 ndeshje, ashtu sic nuk eshte rastesi qe te njejten gjyqtare rikthehen per te vendosur ate qe kane paracaktuar. KF Tirana denon publikisht gjithcka ka ndodhur sot ne nje ndeshje qe nuk meritonte te mbyllej ashtu. KF Tirana do te kerkoj ne Federaten Shqiptare denimin e gjyqtarit Kridens Meta dhe ndihmesve te tij qe sot percaktuan humbjen”, lexohet në deklaratën për shtyp të klubit të Tiranës.