Shqipëria është gjobitur me 45 mijë euro. Shkak është sjellja e gabuar e tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Maqedonisë në Shkodër.
FIFA ka marrë në shqyrtim raportin e delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes, ndërsa ka marrë vendimin për të gjobitur Shqipërinë.
Një dënim i tillë ka ardhur pas goditjeve që tifozët shqiptarë iu bënë tifozëve maqedonas me flakadanë gjatë pjesës së dytë të takimit të luajtur ndaj Maqedonisë 1 muaj më parë.