Pak minuta më parë klubi i Teutës ka konfimuar arritjen e marrëveshjes me ish-lojtarin e Flamurtarit, Sekou Kamara. Sulmuesi ka bërë një punë të mirë sezonin e shkuar te vlonjatët dhe si duket kjo gjë ka bindur durrsakët t’i ofrojnë një kontratë të re 20-vjeçari nga Guinea.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:
“Sulmuesi nga Guienia, Sekou Kamara.
Ka firmosur sot sulmuesi Sekou Kamar per Teuten. Ne ambientet e klubit, futbollisti 21-vjecar ka nenshkruar marreveshjen qe e ben pjes te Teutes.
Kamara ne sezonin e fundit ka qene pjese e Flamurtarit dhe vjen si nje perforcim me shume vlera per Teuten, duke qene se luan si sulmues . #WelcomeSekouKamara”