Altin Rraklli është larguar nga drejtimi i Turbinës. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi cërrikas bën me dije që ish-sulmuesi kuqezi nuk do të jetë më në krye të kësaj pankine. Megjithatë ai nuk është larguar nga klubi, por tashmë do të mbajë rolin e drejtorit të përgjithshëm.
” Altin Rraklli jep dorheqjen nga pankina e Turbines. Por ish-sulmuesi i kombetares do te mbaje rolin e drejtorit te pergjithshem te ekipit. Presidenti Gentian Gjoka pritet keto dite te emeroje trajnerin e ri i cili ende nuk eshte vendosur. #ForcaTurbina”, shkruhet në njoftimin e klubit cërrikas.