Të premten, do të nisë edicioni i 80-të i këtij sezoni futbollistik. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi ditën e djeshme se do të organizohet një mbledhje e hapur me të 10 drejtuesit e klubeve të Superiores ku do të diskutohet për çështje të ndryshme organizative.
Newsport.al ka siguruar një foto ku shihen të gjithë drejtuesit që janë ulur në një tavolinë të rrumbullakët. Ndërkohë bëhet me dije që ende nuk ka nisur mbledhja mes tyre.