Në stadiumin “Elbasan Arena” është luajtur takimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit për moshat U-1, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të shkodranëve të cilët janë shpallur kampionë të Superligës për moshat U-19.
Goli i parë është shënuar në minutën e 25-të nga Repaj duke rikthyer qetësinë te shkodranët. Më pas, në minutën e 67-të Gruda ka shënuar golin e dytë për shkodranët.
Vlonjatët janë zgjuar vetëm në minutën e 82-të të këtij takimi duke shënuar giolin e parë me anë të Rrapajt, duke çuar shifrat në 2-1 për Vllazninë dhe mbyllur këtu këtë sfidë.