Skuadra e Romës ka prezantuar portierin e ri. Bëhet fjalë për Robin Olsen, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë me fanelën verdhekuqe.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, që raportojnë arritjen e marrëveshjes me suedezin. Në fjalët e tij të parë si një portier i Romës, shtatlarti është shprehur se ndihet shumë mirë që ka hedhur këtë hap shumë të madh në karrierë.
“Roma është një skuadër e madhe. Për mua është një kënaqësi të jem në këtë klub dhe ishte një zgjedhje e lumtur”.