“Tirona Fanatics” vijojnë bojkotin dhe protestën kundër presidentit Refik Halili. Së fundmi, tifozët bardheblu kanë shpalosur gjatë natës një mesazh në derën hyrësë të Vilës Goldi në kryeqytet. Në faqen e tyre në facebook tifozët bardheblu kanë publikuar këtë mesazh duke treguar dhe një herë tjetër që nuk kanë ndërmend të pajtohen me marrëveshjen që sjell Partizanin në stadiumin “Selman Stermasi”. Prej këtij akordi ka nisur protesta dhe bojkoti i tifozëve të Tiranës që kanë braktisur stadiumin në shenjë mospajtimi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.