Një seri shpërthimi bombash në Xhalalabad të Afganistanit i ka marrë jetën 8 personave dhe duke lënë të plagosur 45 të tjerë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në një stadium kriketi në Springhar, ku ekipi vendas po zhvillonte ndeshjen në kuadër të kampionatit.
Lajmin e ka bërë publik tabloidi britanik “The Sun”.
Shefi ekzekutiv i Këshillit Ndërkombëtar të Kriketit David Richardson shprehu keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme.
Sulmet janë dënuar dhe nga presidenti i vendit Ashraf Ghani, që e ka konsideruar atentatin “akt kundër humanizmit”.
Kriketi është një nga sportet më popullore në Afganistan dhe në shumë vende të Azisë Lindore.
Vendi vuan përcarjen e thellë etnike dhe vazhdimin e konflikteve civile që prej 1992.
Gjatë regjimit Taleban, kriketi u shpall sport i ndaluar në Afganistan për t’u rikthyer pas vitit 2001.