Nesër Partizani do të luajë kundër Korabit, në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Një ditë para këtij takimi, klubi i kuq ka dalë në një njoftim në faqen zyrtare, ku bën me dije:
” Nesër PARTIZANI – korabi ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, nisja e tifozëve të Partizanit bëhet në orën 15:00 tek pallati i sportit “Asllan Rusi”. GUERRILS vendosen ne tribunën E, hyrja 300 lekë. #PerjetMeTyPartizan”, shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.
Kujtojmë që Partizani ndodhet në vendin e 3 me 29 pikë, ndërsa Korabi në vendin e fundit me vetëm 8 pikë.