Milan ‘çmend’ merkaton në Europë. Pas 50 milionë eurosh të ofruara për Bellottin e Torinos, kuqezinjtë kërkojnë edhe Diogo Costa-n e Chelsea.
“Sky Sport UK” raporton se Milan ka kontaktuar sot me agjentin e sulmuesit spanjoll për të biseduar mbi mundësinë e kalimit të klientit të tij te skuadra kuqezi. Milan pritet të ofrojë 50 milionë euro për Diego Costa-n.
Diego Costa do të largohet nga Chelsea dhe ai që e pranoi këtë lajm është vetë sulmuesi spanjoll, i cili zbuloi se trajneri Antonio Conte i kishte dërguar një sms ku i shkruante se nuk e kishte në planet e tij. / NEWSPORT.AL/