Nesër, Skënderbeu do të luajë në transfertë kundër Kukësit, ndeshje deçizive për sa i përket objektivit, titullit kampion. Për këtë takim, tifo-grupi “Ujqërit e Dëborës” ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook bën me dije që të gjithë tifozët që do të udhëtojnë në Kukës, bileta do të jetë e sponsorizuar nga ata. Pra të gjithë ata mbështetës korçarë që do të duan të shohin skuadrën e tyre në stadiumin “Zeqir Ymeri”, nuk do të paguajnë çmimin e biletës prej 10-mijë lekësh të vjetra që ishte vendosur nga organizatorët e Kukësit.
“Pas nje mbledhje te gjatë dhe pas gjith atyre sakrifica cdo gje u arit .Ne detajet e transfertes duam tju njoftojme se nisja behet ne oren 08:30 .Klubi ka vendosur autobuza pa limit dhe per kete trasfrte tifogrupi Ujqerit e Debores kan vendosur qe per te gjith ata qe do udhetojne ne Kukes bileta eshte sponsorizuar nga tifo grupi Ujqerit e Debores . Faleminderit ultras Ujqerit e Debores per angazhimin dhe inisjativen e tifozerise korcare .Takohemi neser sa me te shumte te gjith se bashku drejt titullit te 7-të”, shkruhej në faqen zyrtare të tifozëve të Skënderbeut.
Kujtojmë që ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut do të zhvillohet në orën 17:30, në stadiumin “Zeqir Ymeri”.