Erjon Hoxhallari do të lërë shumë shpejt Tiranën për t’u transferuar në Kroaci. Lajmi i publikuar dje ekskluzivisht në neësport.al ka gjetur shumë shpejt hapësira edhe në mediat kroate.
Lokomotiva e Zagrebit dhe Rijeka janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të majtë bardheblu.
Mediat në Kraoci i kanë dedikuar një hapësirë të veçantë faktit që kampionët e Kroacisë po duelojnë në distancë me skuadrën e dytë të Zagrebit për shërbimet e lojtarit nga Tirana. Mbetet për t’u parë se si do të përfundoj kjo tratativë e nisur me Hoxhallarin që ka bërë gati valixhet për të marrë rrugën drejt Kroacisë.