Dje fillimisht u tha që ndeshja Partizani – Kukësi do të luhej të premten, ndërkohë që më vonë në mesditë u tha version me ndeshjen të shtunën. Të kuqtë kërkuan të luhej në këtë ditë.
U mendua se axhenda e ndeshjes nuk do të ndryshonte ndërkohë që vetëm para pak minutash FSHF e ka bërë zyrtare që ky takim do të luhet ditën e premte, në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stermasi”.