Tirana udhëton në Shkodër për të luajtur në “Loro Boriçi” kundër Korabit në orën 14:00.
Në faqen zyrtare të klubit bardheblu në Facebook është publikuar formacioni zyrtar me të cilin trajneri Mirel Josa do të startojë përballjen ndaj Korabit.
Merveil mbetet në stol, pasi trajneri Josa nuk ka dashur të rrezikojë duke e hedhur në fushë nga minuta e parë, duke ditur se mesfushori afrikan vjen nga një dëmtim.