Ka përfunduar ndeshja e kthimit të turit të parë të Champions Leagues mes Malmos dhe Dritës me rezultatin 2-0. Skuadra kosovare është mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-0, duke kujtuar që sfida e parë përfundoi 3-0 në favor të Malmos.
Pas disfatës së dytë në ndeshjen e kthimit, skudra e Dritës i ka dhënë fund ëndrrës në Champions League duke u eleminuar në mënyrën më të keqe nga miqtë në të dyja takimet.