Gjyqi mes Tiranës dhe Muzakës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF ka përfunduar ditën e sotme.
Verdikti përfundimtar është që mesfushori 31-vjeçar ka fituar “lirinë” dhe tashmë nuk është më pjesë e Tiranës, ndërsa gjyqi i ka dhënë të drejtën për të fituar edhe rrogat e prapambetura.
Muzaka pretendonte të përfitonte rrogat e plota, por ai do të përfitojë vetëm një pjesë të këtyre parave, sipas kontratës së nënshkruar me Tiranën për klauzolën që e “penalizon” atë gjatë kohës që ka qenë i dëmtuar. Nga 140 milionë lekë të vjetra që pretendonte Muzaka si rroga të prapambetura, gjyqi i ka dhënë të drejtë që Tirana t’i paguajë 104 milionë lekë të vjetra.
Megjithatë, 24 herë kampionët e vendit nuk janë të kënaqur nga ky verdikt dhe tashmë do ta apelojnë.