Gabriele Gravina do të vijojë të jetë President i Federatës Italiane të Futbollit. Zyrtarizimi ka ardhur pas zgjedhjeve, të cilat e nxorrën sërish fitues.
Gravina është në krye të futbollit italian që prej vitit 2018, e vendimet që ka marrë kanë rezultuar të suksesshme. Ai ka marrë mbi 73% të votave, shifër kjo që tregon se preferohet shumë.
Objektivat për të ardhmen janë të qartë ku synohet ngritja e futbollit në Itali në nivelet e viteve të arta. Viteve të fundit është vënë re një rënie, çka e ka ulur edhe cilësinë e lojës më të shikuar në botë. Me interes të madh pritet të shihet se si do shkojnë gjërat, me Gravinën që rizgjidhet sërish për një mandat tjetër.