Skuadra e Partizanit u mund dje 4-0 nga Kukësi, në një takim që la shije të keqe te kryeqytetasit. Sot, një ditë pas takimit, presidenti Demi ka bërë një mbledhje urgjente me lojtarët. Kur pritej që Demi të merrte masa ndaj futbollistëve, ka ndodhur e kundërta, teksa presidenti i ka motivuar ata për ndeshjen e radhës.
“Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë. Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”.
Për trajnerin, Demi ka vijuar duke thënë: “Nuk është problem një humbje, Dalipi ka besimin tim të plotë”.
Ndërkohë, Partizani do të ndeshet në takimin e radhës me ekipin e Skënderbeut.