Sot do të luhet ndeshja e Superkupës, ku Feronikeli dhe Prishtina do të vihen përballë njëra-tjetrës. Ky takim do të luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë të Kosovës. Sfida është programuar të nisë në orën 16:00, ku të dy ekipet duken të etur për ta fituar këtë titull.
Interesi është i madh nga tifozët, të cilët priten të mbushin shkallët e stadiumit.